Dëshmitari thotë se nuk është i sigurt nëse e ka rrëmbyer UÇK-ja

13 nëntor 2023 | 13:14

Dëshmitari i 35-të gjatë dëshmisë së tij gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka thënë që nuk është i sigurt nëse është rrëmbyer nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai ka thënë se dikush e ka rrëmbyer, por që nuk e di se kush e ka bërë një gjë të tillë.

“A me ka rrëmbyer Ushtria Çlirimtare? Nuk jam i sigurt. Dikush me ka rrëmbyer, por se di kush”, ka thënë dëshmitari i mbrojtur.

Ndërsa pas kësaj pyetjet për dëshmitarin ka filluar që t’i parashtroj  gjyqtari Guenawl Mettraux.

Mettraux e ka pyetur dëshmitarin lidhur me një person të quajtur Sahit Jashari.

“A ju kujtohet që z. Ellis nga mbrojtja e z. Krasniqit ju pyeti në qoftë se ju kujtohet dikush që quhet Sahit Jashari? A ju kujtohet kjo pyetje që ka bërë Ellisi?. A po thoni përpara trupit gjykues që nuk e dini dhe nuk iu kujtohet se kush është ky burrë? Kush është ky njëri?”, ka thënë gjyqtari, por përgjigja e dëshmitarit nuk është dëgjuar.

Më tutje, gjyqtari ka paraqitur deklaratën që dëshmitari i kishte dhënë prokurorisë, mirëpo seanca ka kaluar në përmbajtje të redaktuar.

Ndryshe, ky dëshmitar kishte pretenduar se është arrestuar dhe ndaluar nga pjesëtarët e UÇK-së.

Madje, në deklaratën e dhënë për ZPS-në, dëshmitari kishte thënë se pjesëtarët e UÇK-së e kanë rrahur me shqelma dhe me grushte.

Ky dëshmitar kishte bërë kërkesë që të pranohet si viktimë pjesëmarrëse në këtë proces.

Mbrojtja e Krasniqit e ka pyetur dëshmitarin për sistemin paralel të arsimit në Kosovë në prag të luftës. /Betimiperdrejtesi

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka…