Dëshmitari thotë se s’ka pasë kontakt me Salih Mustafën, por veç një përshendetje
02 nëntor 2021
| 16:17
Dëshmitari i pestë që po dëshmon ndaj Salih Mustafës në Dhomat e Specializuara në Hagë ka thënë se nuk ka pasur asnjëherë kontakt me të akuzuarin, por vetëm një përshëndetje.
Këtë përgjigje ai e ka dhënë në pyetjen që ia ka bërë avokati i Mustafës, Julius Von Bone.
Më pas përgjigjet e dëshmitarit nuk janë transmetuar dhe pas pyetjes ndaj dëshmitarit se për çfarë kishte shkuar tek Brigada 153, seanca sërish ka kaluar në private.