Dëshmitari tregon nofkat që kishin anëtarët e UÇK-së
Dëshmitari Bislim Zyrapi gjatë dëshmisë së tij ka treguar se ka pasur nofkën “Bisi” në kohën e luftës dhe se me këtë emër i është drejtuar Rexhep Selimi.
Dëshmitarit fillimisht iu prezantua një dokument, në të cilin ishin disa emra e që sipas tij ishin nofka të disa personave.
Për Fatmir Limajn, dëshmitari tha ka pasur nofkën “Çeliku”, “Remi” ishte Rrustem Mustafa, “Gazetari” sipas tij ishte Shukri Buja, “David” ishte nofka e Daut Haradinajt, “Topi” e Haxhi Shalës, “Plaku” e Xheladin Gashit.
Ndërsa për emrin “Besnik”, dëshmitari tha se ka mundur të jetë për Besnik Ndrëshajn, i cili sipas tij ka qenë korrier i Shtabit. Kurse, ‘Daja i vogël’ sipas tij ka qenë Hysni Syla, e që me nofkën ‘Daja’ nuk u dëgjua se kush ishte pasi që dëshmitari u përgjigj para se t’i hapet mikrofoni.
Duke folur për ngjarjet nga janari i vitit 1999, dëhsmitarit iu prezantua një listë për të cilën tha se është e vulave të zonave operative dhe nënshkrimet e komdanatëve të këtyre zonave.
Sipas tij, kjo listë është krijuar në takimin e 20 janarit të Shtabit të Përgjithshëm të mbajtur me komandantër e zonave dhe është bërë për t’u ditur se cilat janë vulat dhe nënshkrimet e tyre.
Dëshmitari tha se Shtabi i Përgjithshëm ka pasur takime të vazhdueshme për shkak të situatës së luftës, mirëpo ato me komandantët e zonave ishin më të rralla.
Më pas, dëshmitari iu prezantua një dokument i 4 shkurtit 1999, për të cilën ai tha se mban vulën e Shtabit të Përgjithshëm dhe nënshkrimin e Jakup Kransiqit.
Pas kësaj, prokurorja Clare Lawson u fokusua tek një takim nga fundi i shkurt 1999 në Drenicë kur ishte bërë propozimi për komandantin e përgjithshëm.
Madje në një dokument tjetër, thuhej se Sylejman Selimi si komandant i zonës operative të Drenicës kishte ngre shqetësimet, ku kishte thënë se emërimet që janë bërë nga Shtabi i Përgjithshëm janë shqetësuese, duke përmendur Sokol Bashotëndhe Jakup Kransiqin.
Dëshmitari pohoi se i kujtohet se kishte ankesa nga komandantët e zonave për dy zëvendëskomandantët, e në veçanti për Sokol Bashotën më pretekstin se ai duhej të ishte më aktiv, të dihet se çfarë po bëhet që shumë pjesë organizative ishin roli i tij si dhe të kuptonin roli e Krasniqit si zëvendës.
Dëshmitari tha se Sylejman Selimi dhe komandantër e zonës së Drenicës kishin thënë se Jakup Krasniqi nuk është i denjë për pozitën e zëvendëskomandantit si dhe nuk e meriton.
Më pas në takimin e 27 shkurtit, dëshmitari pohoi se JakupKrasniqi kishte thënë se do të heq dorë nga pozicioni i zëvendëskomandantit si dhe një gjë të tillë duhet ta bëjë edhe Sokol Bashota.
Me kaq, përfundoi dëshmia e këtij dëshmitari për ditën e sotme për të vazhduar më pas edhe nesër në mëngjes.
Ndryshe, para se të përfundojë seanca e sotme, për të diskutuar për disa çështje seanca kaloi në sesion privat për publikun./betimiperdrejtesi