Dëshmitarja: Rrjedhja e dokumenteve ka ndodhur nga zyra e ZPS-së
Pas përfundimit të dhënies së dëshmisë së kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, sot para Dhomave të Specializuara në Hagë ka vazhduar dëgjimi i dëshmitarëve nga mbrojtja.
Para trupit gjykues, gazetarja Elmedina Balazhi ka treguar për incizimit që i ishte bërë personit të panjohur, i cili i kishte sjell pakot me dokumente në Zyrat e OVL-UÇK-së.
“Kam pa 2 persona në veturë, vetura sa ndalej dhe ecte, ma ka tërheq shikimin dhe kam vazhduar ta shikojë”, ka treguar ajo, duke shtuar se personi që ka dalë nga vetura ishte mashkull dhe kishte rroba sportive, maskë dhe kapele.
Ajo ka bërë me dije se pasi ka parë këtë person e ka lutur kameramanin e saj të xhirojë. “Kur e kam pa iu kam lutur Pajtimit të xhirojë, e kam tërheq vëmendjen nga vetura sepse jam fokusuar në personin që kishte pako në duar”, ka thënë ajo.
Sipas dokumentet në Zyrat e OVL-UÇK-së janë sjell nga zyrtarët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
“Rrjedhja e dokumenteve mendoj se ka ndodhur nga zyra e ZPS-së dhe gjykata është në Holandë – jo në Kosovë. Pse lejuat ju rrjedhjen e dokumenteve, ju po i mbani peng, ata s’janë të akuzuar për mua”, ka deklaruar Ballazhi.