Dëshmoi dy orë në SPAK, Berisha akuzon prokurorët dhe Ramën

23 janar 2024 | 13:12

Pas rreth dy orësh, ish-kryeministri Sali Berisha, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku është marrë në pyetje si person nën hetim për aferën që ka të bëjë me ish-kompleksin “Partizani”.

Në prononcim për gazetarët, Berisha ka treguar në detaje se çfarë ka ndodhur brenda SPAK-ut.

Si herët e shkuara, Berisha ka vazhduar me akuzat për prokurorët, duke i cilësuar si persona që zbatojnë urdhrat politikë të kryeministrit Edi Rama.

“Si mercenarë që përdoren prej tij… Kam ardhur këtu ju thashë të shemb piramidën e turpshme të mashtrimit që keni ndërtuar, me shpifje, falsifikime në të cilën nuk ka asgjë të vërtetë. Ka vetëm zbatim të porosisë politike dhe ju si grup i strukturuar kriminal jeni angazhuar kundër opozitës shqiptare dhe ju garantoj se do merrni të gjithë ndëshkimin e merituar”.

“Jam këtu për të shembur piramidën tuaj, për të denoncuar aktet tuaja antikushtetuese dhe masat kundër Sali Berishës në shkelje të neneve të Kushtetutës. Jam këtu thashë për të denoncuar aktet tuaja antiligjore, vendimin tuaj për t’i marrë pushtetin Parlamentit për llogari të Edi Ramës, refuzimin e provave që s’mund të ndodhë kurrë në një vend sepse provat ishin shkatërrimtare për ta. Refuzuan prova që shembin totalisht piramidën e tyre, ekspertizën e ekspertëve të pavarur që tregon shëmtinë e tyre, dokumente që faktojnë se kanë zbatuar urdhrin politik të Ramës”, ka thënë Berisha /tvklan.al

Sali Berisha

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Philip Pilkington, Unherd  Në fjalimin e tij të parë si…