Dëshmori Asllan Dinaj nderohet me urdhrin “Hero i Kosovës”
Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët, ka bërë sot homazhe me rastin e 20-vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Asllan Dinaj.
Gjithashtu, ai ka marrë pjesë edhe në akademinë përkujtimore kushtuar dëshmorit Asllan Dinaj, të cilit iu nda urdhri “Hero i Kosovës” nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Postimi i plotë i Fazli Hoxhës në llogarinë e vet në “Facebook”:
Me rastin e 20-vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Asllan Dinaj, bëmë homazhe dhe vendosëm kurorë lulesh në kujtim të angazhimit të tij për çlirimin e vendit.
Gjithashtu në këtë përvjetor të rënies së tij, u mbajt edhe akademi përkujtimore, ku edhe iu nda urdhri “Hero i Kosovës” nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Dëshmori Asllan Dinaj ishte i pathyeshëm në betejat që u zhvilluan në Dukagjin. Me trimërinë e tij dhe të shokëve tani dëshmorë, lanë gjurmë të pashlyeshme në luftën e UÇK-së për lirë.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të dhe të gjithë dëshmorët!