Dëshmori Azem Behluli dekorohet me urdhrin “Hero i Kosovës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë me dije se dëshmorit Azem Behluli i ka ndarë sot urdhrin “Hero i Kosovës”.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se prej fillimit të luftës, Azemi vazhdimisht kishte ndihmuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, deri sa kishte vendosur që t’i bashkohej edhe vetë radhëve të luftëtarëve të lirisë në frontit të luftës.
“Nga sot, dëshmori Azem Behluli është zyrtarisht Hero i Kosovës. Që prej fillimit të luftës, Azemi vazhdimisht e kishte ndihmuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, deri sa kishte vendosur që t’i bashkohej edhe vetë radhëve të luftëtarëve të lirisë në frontin e luftës. Ai ra heroikisht në betejë kundër forcave serbe në fshatin Gurkuq, më 22 prill 1999. Bashkëluftëtarët ruajnë kujtime të paharrueshme për Azemin, kurse familja Behluli është përherë krenare për veprën e tij”, ka shkruar Thaci.