Dëshmori Guta dekorohet me urdhrin ‘Luftëtari i Lirisë -Adem Jashari’
Dëshmori i kombit, Lulëzim Guta është dekoruar nga presidenti Hashim Thaçi me urdhrin “Luftëtari i lirisë – Adem Jashari”.
Lajmin për këtë dekoratë e ka bërë me dije vëllai i Lulëzimit, Ilir Guta.
“Në datat historike të kombit-shtetit, në vitin jubile të Heroit tonë Kombëtar-Skënderbeut, të dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në datën më historike të Kosovës për vitin 2018, themelimit të Ushtrisë së Kosovës /14.12.2018/ u nderuam me dekoratën presidenciale nga presidenti i Kosovës, Sh.T.Z.Hashim Thaçi, për dëshmorin Lulëzim Sh.Guta me urdhrin ‘Luftëtari i Lirisë-Adem Jashari’.
Falenderojmë të mandatuarin, këshilltarin e lartë, z.Bislim Zyrapi në emër të presidentit dhe deputeten znj.Ganimete Musliu për pjesëmarrje në këtë ceremoni për dhuratën më të mirë duke na nderuar e gëzuar familjen tonë në këto ditë festive të fundvitit.
Lavdi dëshmorëve! Lavdi të gjithë atyre që u sakrifikuan për liri!”, ka shkruar Guta në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/