Dëshmori Mentor Retkoceri dekorohet me urdhrin ‘Hero i Kosovës’ (Foto)
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar dëshmorin Mentor Retkoceri me urdhrin “Hero i Kosovës” për kontributin dhe rënien e tij për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.
Këtë titull në emër të presidentit Thaçi e ka ndarë Rrustem Mustafa, ish komandant i UÇK-së së ZOLL-it.
“Sot në 20-vjetorin e rënies të dëshmorit Mentor I. Retkoceri është mbajtur akademi përkujtimore. Me urdhrin më të lartë ‘Hero i Kosovës” u shpall nga presidenti i Republikës së Kosovë, z. Hashim Thaçi. Në emër të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndau mirënjohjen nënkryetari Migjen Shala. Vendimin në emër të Kuvendit Komunal të Prishtinës e ndau kryesuesi Agim Kuleta, që tani e tutje parku te Posta e madhe do ta mbajë emrin e heroit të Kosovës Mentor Retkoceri. Lavdi veprës së Heroit”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/