
Dëshmorja e lirisë Mukadezja, në ballë të protestave në Kaçanik, maj 1998
28 nëntor 2023
| 12:22
Protesta kundër dhunës serbe në Kaçanik, në maj 1998. Vashave u printe heroina Mukadezja (Muhaxheri) – Mukja – kur brohoritej Komandanti Adem Jashari, UÇK-ja.
Ushtarja e UÇK-së, Mukadezja bie te Rakoci në Kaçanik, më 9 prill 1999.
Heroina ishte njëra prej organizatoreve të rralla që tuboi qindra mijëra njerëz në Kaçanik në mbrojte të Republikës.
Ajo ishte nëna e 4 fëmijëve; Ilirikës, Donikës, Albanës dhe Albanit dhe bashkëshortja e gazetarit, Agim Muhaxheri.
Kujtojmë se presidentja, Atifete Jahjaga, e kishte dekoruar me urdhrin “Heroinë e Kosovës” dëshmoren Lika-Muhaxheri.