Dëshpërimi i plakës

07 gusht 2024 | 15:23

Charles Baudelaire

Plakushja e kërrusur e ndjeu veten të lumtur kur pa një vogë­lush të lezetshëm, një krijesë të bukur, të cilit të gjithë i silleshin rrotull për ta dëfryer dhe përpiqeshin t’i pëlqenin. Ai ishte po aq i brishtë, pa dhëmbë dhe pa flokë si ajo vetë.

Iu afrua duke marrë një shprehje të këndshme në fytyrë dhe u përpoq ta bënte për të qeshur.

Por fëmija filloi të përpëlitej i tmerruar nga përkëdheljet e plakës gërmuqe dhe e mbushi shtëpinë me të qara.

Atëherë plaka zemërmirë u mbyll në vetminë e saj të përjet­shme dhe filloi të qante në një qoshe duke thënë me vete:

– Ah, ne plakave1 fatkeqe na iku koha kur iu pëlqenim të tje­rëve. Tani nuk iu pëlqejmë më as krijesave të pafajshme dhe iu kallim tmerrin edhe fëmijëve.

Përktheu nga frëngjishtja: Roland Çipa

Marrë nga numri 21 i revistës “Akademia”.

©“Armagedoni”

1 Autori përdor në frëngjisht fjalët “vielle femelle” në vend të “vielle feme”. “Femelle” cilëson femrën e një kafshe dhe është një term ofendues kur përdoret për njerëzit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
VESEL ISLAMI Letërsia shqipe ka shkrimtarë të shumtë të cilët…