‘Dështakët’ e Real Madridit

15 prill 2020 | 17:29

Jo të gjitha blerjet e Real Madrid ndër vite kanë qenë të suksesshme. Faqja e The Sun në Twitter, ka përgatitur një video me të gjithë blerjet e dështuar të Real Madrid, madje duke ndërtuar dhe një formacion me këta futbollistë.

Kiko Casilla në portë, me portierin që i ka kushtuar 4.5 milion sterlina “Galaktikëve”.

Danilo, një nga lojtarët që i ka kushtuar më shtrenjtë Real Madridit, është në rolin e mbrojtësit të djathtë, ndërsa Samual dhe Woodgatë në qendër.

Në krahun e majtë, Theo Hernandez, që iu kushtoi Realit 21.5 milion sterlina. Illaramendi, Sahin dhe Faubert në mesfushë, ndërsa Drenthe, Cassano dhe Javier Saviola në sulm. Të gjithë emra të njohur, por që te Real Madrid, nuk ia dolën të ishin të suksesshëm, raporton abcnews.

Formacioni: Casilla (4.5m), Danilo (28.35m), Woodgate (16.5m), Samuel (22.5m), Theo Hernandez (21.5m), Illaramendi (28.8m), Sahin (9m), Faubert (huazim-1.5m), Drenthe (12.6m), Cassano (4.95m), Saviola (32.31m).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës, përmes një njoftimi për media ka…