Dështim historik i futbollit spanjoll në Ligën e Kampionëve
27 tetor 2022
| 12:53
Edicioni aktual i Ligës së Kampionëve ishte një dështim i vërtetë për ekipet spanjolle.
Tri nga katër skuadrat pjesëmarrëse janë eliminuar qysh në fazën e grupeve.
Barcelona, Sevilla dhe Atletico Madridi i kanë dhënë fund herët garës më prestigjioze evropiane.
I vetmi që është kualifikuar në të tetën e finales është Real Madridi.
Që kur ka nisur riformimi me 4 skuadra pjesëmarrëse të një shteti në Ligën e Kampionëve, respektivisht nga sezoni 1999/2000, nuk kishte ndodhur kurrë që Spanja ta ketë vetëm një skuadër në mesin e 16 më të mirave në fazën eliminuese.
Pa dyshim, ky ishte një sezon për t’u harruar për ekipet spanjolle, të cilat do të jenë më të përfaqësuara në Ligën e Evropës.