‘Dështim total’, Bajrami komenton kaosin e krijuar nga MAShTI pas mosshpërndarjes së librave për nxënësit
“Dështim total, kaos e çka jo tjetër”, e ka quajtur deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tërë situatën e krijuar pas vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShT) që të ndërpritet praktika e mirëetabluar e furnizimin me tekste shkollore për nxënësit.
Vendimi i marrë nga MAShTI që paratë t’u barten prindërve të nxënësve dhe që ata personalisht t’i blejnë librat nëpër librari ka krijuar konfuzion të përgjithshëm në publik.
Në këtë kontekst, deputetja Bajrami në “Facebook” ka ngritur një seri problematikash në lidhje me këtë praktikë të re.
Postimi i plotë i Bajramit:
❌e-?????? jashtë funksioni,
❌ Disa prindër i kanë llogaritë bankare të bllokuara,
❌Çmimi i librave ende nuk dihet,
❌Prindërit ende nuk e dinë se me çfarë librave do të punojnë mësimdhënësit,
❌Prindërit nesër kur të shkojnë në librari nuk do t’i gjejnë të gjitha librat, sepse shtepitë botuese ende nuk e kanë idenë e kërkesës,
❌Disa komuna s’kanë librari fare dhe prindërit do të detyrohen të lënë punën e të udhëtojnë për t’i blerë librat dhe atë sigurt jo vetëm njëherë,
❌ Siç u konfirmua krejt kjo padituri buxhetit do t’i kushtojë me miliona euro më shumë e fëmijëve do t’ju kushtojë me mijëra orë të humbura,
Dështim total, kaos e çka jo tjetër!
Dorëheqja nuk mjafton!