“Dështimet e Qeverisë qytetarët po i përjetojnë në lëkurën e vet, vendi të shkojë në zgjedhje”

26 korrik 2023 | 21:14

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme pas pakënaqësive me Qeverinë Kurti.

Lidhur me këtë ka folur deputetja e kësaj partie, Ariana Musliu-Shoshi.

Të njëjtin mendim me partinë e ka edhe Musliu-Shoshi lidhur me zgjedhjet.

Ajo thotë se dështimet e Qeverisë qytetarët po i përjetojnë në lëkurën e tyre.

“Qytetarët tanë janë shumë të vëmendshëm se janë duke e përjetuar në lëkurën e tyre dështimet e përditshme të kësaj qeverie dhe marr parasysh dëmin e madh që po i bëhet Kosovës në politikën e brendshme dhe të jashtme. Çdo ditë e më parë që vendi shkon në zgjedhje është në të mirë të vendit”, u shpreh Musliu-Shoshi për Front Online.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka zgjatur rreth 1 orë mbledhja e Asamblesë Kombëtare të…