![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/lirim-mehmetaj.png)
Dështimi i faqes së KQZ-së – Mehmetaj: Ja kush mban përgjegjësi për faqen e KQZ-së?
Dështimi i faqes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka shkaktuar polemika të mëdha, me gishtin fillimisht të drejtuar nga kompania private që e ka zhvilluar atë. Megjithatë, sipas avokatit të kompanisë, përgjegjësia bie mbi Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), e cila është nën Ministrinë e Brendshme të udhëhequr nga Xhelal Sveçla. Deri më tani, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga institucionet për këtë çështje, ndërsa zërat për hetim po shtohen.
Postimi i plotë i gazetari Lirim Mehmetaj:
Nuk qenka përgjegjës për dështimin e faqes së KQZ-së kompania private, por Xhelal Sveçla
Dështimi skandaloz i faqes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u besua se ishte faj i kompanisë “Cacttus”, meqë ajo e kishte logon në faqe.
Por, siç po tregon avokati i kompanisë Arianti Koci, kompania veç e ka punuar faqen, kurse përgjegjës për sigurinë dhe mbarëvajtjen e saj është Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), agjenci nën Ministrinë e Brendshme, e cila udhëhiqet nga Xhelal Svecla.
Përkundër kësaj, ne nuk kemi pasur akoma asnjë konferencë për media nga Agjencia e as nga Ministria për të treguar se çfarë ndodhi.
Por, në fakt ne e dimë të gjithë çfarë ka ndodhur, sepse me atë ministri udhëheqë Xhelal Svecla.
Shpresoj që Prokuroria do ta hetojë këtë sabotim nga vetë shteti.
P.S
Nime, çka ndodhi me hetimet për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit?
P.S 2
Në foto Xhelal Sveçla duke qëlluar me tullë në kokë policin e Kosovës.