Dështimi i marrëveshjes në Bruksel, ambasadori amerikan i shkon Vuçiqit në zyrë

23 gusht 2022 | 12:58

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill.

Ky takim vjen, një javë para 1 shtatorit, datë kur në fuqi do të hyjë vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin në dokumente dhe targa.

Më 31 korrik, kishte tensione në Veriun e Kosovës, serbët lokalë bllokuan rrugët që çojnë në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak.

Përkundër kësaj, Vuçiqi ka thënë se “duan ta ruajnë paqen dhe stabilitetin”.

“Një bisedë konkrete dhe kuptimplotë me ambasadorin Hill për situatën pas raundit të fundit të bisedimeve në Bruksel. Përsërita qëndrimin konsistent të Serbisë, e cila vazhdon të bëjë të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje kompromisi për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e vet në “Instagram”.

Ndërsa ambasadori Hill nuk është deklaruar ende.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) duke kritikuar qeverinë për keqmenaxhim…