Dështimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe rezolutës  për policinë, Mushkolaj: Deputetë të papërgjegjshëm

05 tetor 2023 | 15:53

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur t’i ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare.

Këto marrëveshje nuk janë votuar nga PDK-ja dhe AAK-ja, ndërsa Vetëvendosje nuk e ka votuar rezolutën për kushtet e policëve.

Në fakt, Vetëvendosje nuk ka marrë pjesë ne votim për ta ndryshuar rendin e ditës në mënyrë që të diskutohet rezoluta e PDK-së për policinë.

Dhe krejt këtë situatë, Mushkolaj e ka lidhur me inatet politike, të cilat sipas tij janë duke i dëmtuar qytetarët.

“Cirku në Kuvend vazhdon. Nuk votohen marrëveshje ndërkombëtare as rezoluta. Inatet pushtet-opozitë ua vështirësojnë jetën qytetarëve. Deputetë të papërgjegjshëm”, ka shkruar Mushkolaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bukuroshja shqiptare Adrola Dushi, po lë gojëhapur me paraqitjet e…