Dështoi mbajtja e Kuvendit Zgjedhor të AGK-së
Ka dështuar zgjedhja e kryetarit të ri të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), për shkak të mos pjesëmarrjes së gazetarëve në Kuvendin Zgjedhor, gjë që pamundësoi kuorumin që kërkohet me statutin e AGK-së.
Në bazë të statutit, për ta zgjedhur kryetarin e AGK-së, në kuvendin zgjedhor duhet të marrin pjesë gjysma e anëtarëve të regjistruar në AGK.
Në garë për kryetar të AGK-së, ishte vetëm gazetarja e RTK-së, Gentiana Begolli, e cila para disa ditësh e kishte bërë publike kandidaturën e saj.
Ajo e ka quajtur të pamundur zbatimin e kuotës prej 50 për qind të anëtarëve të AGK-së që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor. “Përcaktimi i kuotës prej 50 për qind të pjesëmarrjes, do thotë përfaqësuesve të AGK-së, është e pamundur të zbatohet në këtë rast konkretisht kur zgjedhet vetëm kryetari i AGK-së. Sepse është e pamundur që një njeri t’i mbledh gjysmën e anëtarësisë”, deklaroi ajo.