Dështoi në testet anti-doping, Mudryk rrezikon pezullimin për katër vite nga futbolli

17 dhjetor 2024 | 13:15

Sulmuesi ukrainas i Chelseat, Mykhailo Mudryk rrezikon pezullimin nga futbolli i luajtur për katër vite. Shkak për këtë është bërë një test rutinor anti-doping që Mudryk ka kryer së fundi, ku ka rezultuar pozitiv.

Sipas mediave në Ukrainë, sulmuesi 23-vjeçar i Chelseat rrezikon thuajse të njëjtin dënim si Paul Pogba.

Ai nuk ka luajtur me “Blutë e Londrës”, që pas sfidës në Evropa Ligë ndaj gjermanëve të Heidenheim. Për Chelsea ky do të ishte një lajm vërtet shokues duke ditur faktin se për të londinezët shpenzuan plotë 70 milionë euro verën e shkuar për ta afruar nga skuadra e Shakhtar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-drejtori i KEK-u,  Njazi Thaçi, ka njoftuar se ka paditur…