Dështoi në zgjedhje, jep dorëheqje Jozefina Topalli

29 prill 2021 | 18:58

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli largohet nga drejtimi i partisë, “Lëvizja Për Ndryshim” pasi nuk arriti që të merrte asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit.

“Levizja për Ndryshim nuk ia doli për t’u bërë faktor në këto zgjedhje. Por unë deshiroj të falenderoj stafin, secilin prej kandidatëve  që sfiduan klasen politike aktuale; falenderoj të gjithë ata që besuan. Duke u larguar nga drejtimi i kësaj Lëvizje uroj që njerëz patriotë dhe të pakorruptuar të vazhdojnë Lëvizjen për reformimin e së djathtës shqiptare” ka shkruar Topalli në rrejtin social “Facbook”.

Ish-nënkryetarja e PD-së, e cila së bashku me Sali Berishën udhëheqnin institucionet kryesore gjatë qeverisjes që drejtohej nga demokratët, qëndroi në drejtimin e partisë që themeloi vetëm gjashtë muaj, nga nëntori deri në prill pasi nuk arriti që të bëhej faktor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka…