Dështoi operacioni për lirimin e pengjeve izraelite
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë njoftuar se dy ushtarë janë plagosur rëndë në një përpjekje të dështuar për të liruar pengjet izraelite të mbajtur në Gaza.
Gjithashtu theksuan se edhe pse vranë shumë militantë të Hamasit, nuk arritën të shpëtonin asnjë peng.
“Forcat bastisën një vendndodhje të Hamasit dhe eliminuan terroristët që morën pjesë në rrëmbimin dhe mbajtjen e pengjeve”, shkruante në deklaratën e IDF-së.
Më herët gjatë ditës, Hamasi tha se luftëtarët e tij kanë ndaluar një përpjekje shpëtimi dhe janë përleshur me forcat speciale izraelite.
Madje sipas tyre, një ushtar izraelit që po mbahej peng u vra nga zjarret ajrore të vetë izraelitëve, të cilët po synonin të mbronin forcat e tyre që po tërhiqeshin.
Ndryshe, Hamasi besohet se mban rreth 137 pengje që u kapën në sulmin e 7 tetorit.