Dështojnë bisedimet rreth Brexit-it?

08 maj 2019 | 13:59

Bisedimet në mes të Qeverisë britanike dhe partisë më të madhe opozitare, asaj Laburiste në një përpjekje për të gjetur një zgjidhje për Brexit, janë pranë dështimit, ka thënë redaktori i televizionit britanik “ITV”, Robert Ivon.

Sipas tij, bashkëbiseduesit kanë thënë se nuk prisnin që do të kishte një ndryshim dhe se bisedimet më vonë do të shpalleshin të vdekura, raporton “Reuters”.

Për shkak të këtij lajmi, vlera e funtës ka rënë nën 1.30 dollarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me vetëm një transaksion të vetëm, hakerat kanë vjedhur gati…