Dështon Besa, përfiton Arbëria

01 mars 2020 | 15:36

Ka përfunduar java e tetëmbëdhjetë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Në këtë xhiro ka dështuar skuadra e Besës së Pejës, e cila pësoi humbje nga Dardana (1-0), kurse ketë humbje të skuadrës pejane e shfrytëzoi për mrekulli Arbëria që doli fituese ndaj 2 Korrikut (3-2) dhe në ketë mënyrë është vetëm një pikë pas Besës.

Një tjetër dështim e ka regjistruar skuadra e Lirisë në përballje me Ulpianën (1-1), dhe tash prizrenasit renditen në pozitën e katërt në Ligën e Parë. Edhe Vëllaznimi pësoi humbje në Gjakovë nga Ramiz Sadiku (0-1) dhe rrezikon seriozisht në rënien edhe nga Liga e Parë.

LIGAEPARË

Vllaznia (P) – KEK-u               1-0
Trepça – Onix Banja                1-0
Arbëria – 2 Korriku                  3-2
Liria – Ulpiana                          1-1
Vëllaznimi – Ramiz Sadiku    0-1
Dardana – Besa                         1-0
Istogu – Drenasi                        1-0
Vitia – Malisheva                      0-0

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka bërë me dije të…