Dështon ekipi shqiptar, mposhtet në penallti nga Borac Banja Luka
18 korrik 2024
| 00:10
Ndeshja kualifikuese e Champions League mes Egnatias dhe Borac Banja Luka u luajt në 120 minuta pasi skuadra shqiptare e fitoi ndeshjen e kthimit me rezultat 2-1, megjithatë kishte humbur të parën me rezultat 0-1.
Ibrahimoglu dhe Doukou shënuan për skuadrën shqiptare, kurse për mysafirët realizoi Lukic.
Pas ekzekutimit të penalltive më të saktë ishin mysafirët [1-4] të cilët edhe avancuan tutje në fazën tjetër kualifikuese të kësaj gare.