Dështon interpelanca e thirrur nga e majta maqedone për shkarkimin e Afrim Gashit
Ka dështuar interpelanca e thirrur për shkarkimin e Afrim Gashit nga posti i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Seanca ku pati debat të ashpër përfundoi në orët e vona të mbrëmjes. Vetëm 21 deputetë votuan për shkarkimin e Gashit, ndërsa 72 të tjerë ishin kundër.
Interpelanca për Gashin nuk kaloi pasi deputetët e shumicës qeverisëse votuan kundër iniciativës së partisë “E Majta”, e cila kërkonte përgjegjësi nga Gashi për disa incidente, përfshirë incidentin në Aeroportin e Shkupit, ku ishte përfshirë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Për shkarkimin e kryeparlamentarit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashit, nga ky post nevojiteshin votat e së paku 61 deputetëve.
Edhe deputetët e Frontit Evropian u deklaruan kundër interpelancës për shkarkimin e Gashit. Ish-kreu i Kuvendit dhe aktualisht deputet i BDI-së, Talat Xhaferi, deklaroi po ashtu se interpelanca ndaj Gashit ka të bëjë me përkatësinë e tij etnike. Fronti Evropian nuk do ta mbështesë atë, megjithatë ka vërejtje për punën e kryeparlamentarit. Disa nga shkeljet e Gashit, sipas tyre, janë morale