Dështon intervistimi i tre kandidatëve për ambasadorë, opozita lëshon mbledhjen shkaku i akuzave të pozitës

01 shkurt 2022 | 19:21

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi e cila është edhe anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka konfirmuar për Gazetën Express se anëtarët e opozitës në këtë Komision kanë lëshuar takimin ku kanë pasur të intervistohen tre emra të mundshëm për ambasadorë.

Musliu-Shoshi thotë se lëshimin e takimit e kanë bërë si rezultat i akuzave dhe vlerësimit që iu është bërë ish-ambasadorëve të emëruar politik nga anëtarët e Komisionit të partive në pushtet.

Ajo thotë se s’mund të bëhen vlerësime të tilla, duke përmendur emrin e ish-ambasadorit Qëndrim Gashi, që sipas saj ka prezantuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Takimin e kemi lëshuar si opozitë, për shkak të akuzave që i morëm nga pozita, lidhur me joprofesinalizmin e ish- ambasadorëve të emëruar politik. Dhe normal që e kundërshtuam, sepse kemi pasur ambasadorë të shquar, siç është Qëndrim Gashi, që e ka përfaqësuar Kosovën më mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë ajo.

Musliu-Shoshi thotë se akuzat kanë ardhë kryesisht nga deputetja Fitore Pacolli, derisa shton se të tjerët kanë qenë korrekt.

Ajo tutje shton se Pacolli nuk ka të drejtë që të bëjë vlerësime të tilla për ish-ambasadorët që e kanë përfaqësuar Kosovën.

“ “Zonja Pacolli nuk ka të drejtë ta bëjë një evaulim të tillë për punën dhe pëfaqësimin e ish ambasadorëve që e kanë pëfaqësu Kosovën”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bursa Shqiptare e Energjisë (ALPEX) i është bashkuar shoqatës evropiane…