Dështon mbledhja e Komisionit për Administratë Publike
25 korrik 2023
| 12:23
Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e sotme e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, ku do të raportonte Komisioni i Pavarur për Media.
Komisioni parlamentar nuk kishte votat e mjaftueshme për të miratuar rendit e ditës, pasi deputetët opozitarë nuk morën pjesë në votim, gjë e cila nxiti polemika pozitë-opozitë.
Kryqtari i komisionit, Valon Ramadani tha se të njëjtën mbledhje do ta thërrasë sërish ditët në vijim./kp/