Dështon mbledhja e Komisionit për arsim

26 prill 2022 | 11:36

Në mungesë të anëtarëve, ka dështuar mbledhja e Komisionit për Arsim. Pas vonesës së tyre, anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) nuk i kanë pritur deputetët.

Në këtë komision kanë qenë të pranishëm anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim të cilët ishin ftuar për të raportuar për punën e tyre për vitin 2021.

Kryetarja e  këtij këshilli, Hasnije Ilazi, ka thënë se nuk mund të presin më shumë se 15 minuta.

Ndërsa anëtarja e Komisionit për Arsim, Albena Reshitaj, ka thënë se pavarësisht bojkotit të opozitës, shqyrtimi i raportit të KShC-së ka qenë i rëndësishëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se ndeshja…