Dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere

06 korrik 2023 | 12:50

Në mungesë kuorumi ka dështuar mbledhja e sotme e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Kryetari i komisionit, Armend Muja, ka thënë se nuk ka kuorum për të mbajtur këtë mbledhje.

Ai ka thënë se për mbledhjen e radhës anëtarët e komisionit do të njoftohen me kohë.

Në mbledhje të pranishëm ishin deputetët: Mërgim Lushtaku, Enver Haliti, Jeta Statovci dhe Eman Rrahmani.

Ndryshe në këtë mbledhje në rend ishin këto pika: shqyrtimi i propozimeve të Komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale, shqyrtimi i kërkesës së Radio Televizionit të Kosovës për ndarjen e mjeteve për periudhën korrik-shtator 2023, shqyrtimi i raportit vjetor financiar i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2022 dhe shqyrtimi i raportit vjetor financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar vendimin…