
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, ishte paraparë të shqyrtohej Ligji që Osmani ia ktheu Kuvendit
26 nëntor 2024
| 13:18
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi.
Në këtë mbledhje ishte paraparë të shqyrtohet Ligji për mbrojtjen e konsumatorit. I njëjti ishte kthyer për lexim të tretë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Kjo mbledhje u vendos që të mbahet në një nga ditët në vijim.