Dështon mbledhja e KQZ-së, pas 120 ditësh LV-ja kërkon zgjatjen e afatit për regjistrim të diasporës

26 dhjetor 2024 | 15:09

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar mbledhja e sotme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Mungesa e anëtarëve të opozitës ka nervozuar anëtarët e LV-së në këtë institucion.

Albert Krasniqi ka fajësuar anëtarët partive opozitare për mungesën e tyre në këtë mbledhje.

Në adresimin e tij para mediave ai ka kërkuar që të shtyhet afat për regjistrimin e diasporës për proces të votimit, i cili përfundon sonte në mesnatë.

Ndonëse afati për aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës ka filluar para 120 ditësh, kërkesa e LV-së për shtyrje ka ardhur vetëm në ditën e fundit të afatit.

Në rend të ditës në mbledhjen e KQZ-së ishin njoftimi për afatin e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, njoftim për afatin e aplikimit për periudhën e shërbimit të votuesve për ndërrimin e qendrave të votimit si dhe shqyrtimi dhe miratimi i planit të rekrutimit për stafin e përkohshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj pritet që karrierën…