Dështon mbledhja e Kryesisë, Konjufca kërkon nga grupet parlamentare të jenë më të përgjegjshme

29 qershor 2021 | 16:39

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë me dije se mbledhja e Kryesisë nuk ka arritur të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit.

“Mbledhja e Kryesisë nuk pati kuorum që të mbahet dhe duhet ta rrisim përgjegjësinë edhe më lartë sepse pa qenë grupet parlamentare me të vëmendshme nuk mund të ketë funksionalizim, meqenëse mbledhja e Kryesisë është drita e gjelbër, kështu që shpresojmë që herave të tjera do të kemi një përgjegjësi më të madhe, meqenëse duke filluar prej momentit që dalim para qytetarëve edhe kur e bëjmë betimin këto janë dy akte të rëndësishme”, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se në fund të javës mund të thirret mbledhja tjetër e Kryesisë së Kuvendit. “Nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci ndodhet në Bruksel, pastaj për njërin prej nënkryetarëve të Listës Serbe për disa arsye nuk mund të merr pjesë në seancë, nuk e dimë tash për tash, por së shpejti”, ka thënë Konjufca. /EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është një nga partitë më…