Dështon mbledhja e Kryesisë, Konjufca vendos që nesër të mbahet seancë
21 shkurt 2024
| 14:33
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e cila është paraparë për sot (e mërkurë) nuk është mbajtur në mungesë të kuorumit.
Rrjedhimisht, kryeparlamentari Glauk Konjufca, konform kompetencave të tij kushtetuese dhe në konsultim me përfaqësuesit e grupeve parlamentare, ka vendosur që Kuvendi të mblidhet në seancë nesër (e enjte), për të vijuar me trajtimin e pikave të mbetura nga seancat e 8 dhe 14 shkurtit.