Dështon mbledhja e Kryesisë, nuk ka kuorum

02 korrik 2019 | 10:53

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës e paraparë për sot në orën 10:00 ka dështuar. Kjo për shkak të mungesës së kuorumit, raporton “Epoka e re”.

Në këtë mbledhje në rend dite ka qenë miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvenditdhe pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se opozita në kundërshtim me Kushtetutên dhe rregullat e Kuvendit nuk po dëshirojnë t’i kryejnë detyrat e tyre.

“Ata janë të obliguar që t’i kryejn detyrat e veta. Përfaqësues të LDK-së lëshuan mbledhjen dhe pati pamundësi të kuorumit”, ka thënë Haliti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali kërkon të përforcojë ekipin dhe përforcimin kërkon ta nisë…