
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
17 janar 2018
| 12:35
Ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit për shkak të mungesës së kuorumit.
Mbledhja ishte paraparë të fillojë në ora 11:00, ndërsa ka nisur me një orë vonesë, por ka dështuar menjëherë sepse aty nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit e AAK-së dhe Nismës për Kosovën.
Të pranishëm në mbledhje ishin vetëm kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe nënkryetari Xhavit Haliti, ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës aty ishin Kujtim Shala dhe Avdullah Hoti.