Dështon miqësorja Kosovë – Iran
31 maj 2018
| 15:43
Ndeshja miqësore në mes Përfaqësues së Kosovës dhe Iranit nuk do të zhvillohet.
Lajmin për dështim e kësaj ndeshje e ka bërë Federata e Futbollit të Kosovës (FFK). “Më Iranin kishte një pajtueshmëri që ndeshja të zhvillohet në Stamboll, në fund kushtet që u parashtruan nuk ishin të aceptueshme për FFK-në që ndeshja të zhvillohet pa shikues. Kjo nuk i kontribuon afirmimit dhe fundja futbolli luhet për shikues, ndaj edhe morëm vendim ta anulojmë këtë ndeshje. Përfaqësuesja e Kosovës do të kthehet në Kosovë të shtunën më 2 qershor”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)