Dështon misioni për nisjen në Hënë i anijes hapësinore të Indisë
India ka shtyrë misionin e saj të dytë në Hënë, për shkak të asaj që agjencia hapësinore e vendit e ka përshkruar si një “pengesë teknike”.
Misioni “Chandrayaan-2” është ndërpre më pak se një orë përpara nisjes.
Një zëdhënës i Organizatës për Hulumtime Hapësinore indiane, ka thënë se një problem teknik i paspecifikuar ishte vërejtur në sistemin e nisjes së raketës.
Agjencia ka thënë se do të njoftojë një datë të e re të nisjes.
“Chandrayaan”, është projektuar për të eksploruar depozitat e ujit të konfirmuara nga një mision i mëparshëm hapësinor indian.
Nëse India do të menaxhonte uljen në Hënë, do të ishte vendi i katërt që do ta bënte këtë, pas Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës.
Misioni i parë në Hënë nuk ka realizuar ulje, por ka bërë kërkimin e parë dhe më të detajuar për ujin atje.