Dështon në finale, por sjell medaljen e parë olimpike pas 21 vjetësh
Dejan Georgievski siguroi medaljen e parë olimpike pas pritjes 21-vjeçare të Maqedonisë.
Georgievski në disiplinën e taekvondos arkëtoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike në Tokio 2020, pasi që në finale të kategorisë nderi më 80 kg u mund nga rusi Larin Vladisllav me rezultat 15-9. Atleti rus nga fillimi e deri në fund kishte epërsi, duke mos lejuar për asnjë çast që Georgievski të shpresojë për medaljen e artë.
22-vjeçari Georgievski siguroi medaljen e 14-t olimpike për Maqedoninë, duke humbur vetëm finalen e madhe.
Në rrugën deri te medalja e argjendit në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, Georgievski mundi Rafael Alban nga Kuba, Sejdu Gabane nga Bregu i Fildishtë dhe në gjysmëfinale, sportistin nga Koreja e Jugut, Don Kjo In.
Kujtojmë se medaljen e fundit nga Lojërat Olimpike për Maqedoninë, e siguroi mundësi Mogamed Ibragimov në Sidnej në vitin 2000, kur arkëtoi medaljen e bronztë.