Dështon për herë të dytë lëshimi i raketës së NASA për në Hënë
Agjencia Amerikane e Hapësirës u detyrua të shtyjë për herë të dytë brenda javës lëshimin e raketës së re Artemis I drejt Hënës.
Kontrollorët nuk ishin në gjendje të ndalonin një rrjedhje hidrogjeni në mjetin hapësinor, ndërsa po niste procedura e numërimit mbrapsht.
NASA tani ka një mundësi tjetër për ta lëshuar raketën të hënën ose të martën, në të kundërt ajo do të të kthehet në ndërtesën e montimit për inspektim dhe mirëmbajtje, gjë që nënkupton vonesa të mëtejshme.
Sistemi i Nisjes Hapësinore është raketa më e fuqishme e zhvilluar ndonjëherë nga NASA, dhe pjesa më e madhe e shtytjes vjen nga djegia e pothuajse tre milionë litrave hidrogjen dhe oksigjen të lëngshëm nga katër motorët e mëdhenj.
Por kur kontrollorët dhanë komandën herët në mëngjes për ta mbushur rezervuarin e hidrogjenit të raketës, një alarm ra, duke treguar se kishte një rrjedhje. Problemi u gjurmua deri në lidhjen ku hidrogjeni pompohej në raketë.