
Dështon për herë të dytë votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike
14 gusht 2020
| 22:05
Ka dështuar për herë të dytë votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Nga 90 deputetë të pranishëm në sallë, kanë votuar vetëm 45 deputetë.
Sërish nuk kanë votuar Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës
“Vetëm 45 deputetë kanë marrë pjesë në votim”, tha Osmani.
Megjithate ministrja Bajrami ka thënë se prap do të procedohet në Kuvend për votim i njëjti projektligj.