![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/04/antoaneta-stefanova-rumen-radev-780x470-1-750x430-1.jpg)
Dështon përpjekja e dytë për formimin e kabinetit qeveritar në Bullgari
Rezultojnë me dështim për herë të dytë përpjekjet për formimin e kabinetit qeveritar në Bullgari pas zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën më 4 prill.
Antoaneta Stefanova, kampionia e shahut, të cilën shoumeni Slavi Trifonov i cili ka grupin e dytë më të madh me 51 anëtarë në parlamentin me 240 vende, e ka paraqitur si kandidate për kryeministre të Partisë Ka Një Popull të Tillë (ITN) ka rikthyer menjëherë mandatin e marrë nga presidenti Rumen Radev për formimin e qeverisë.
“Si parti INT nuk kemi për qëllim të përfshihemi në koalicione pa principe”, ka theksuar në ceremoni Stefanova.
Trifonov, në një deklaratë dje në median sociale, bëri të ditur se partia e tij nuk ka mundur të marrë mbështetje pa kushte nga grupet e tjera në parlament dhe se përpjekja për formimin e një qeverie të mundshme në këtë mjedis do të jetë “vetëvrasje politike”.
Përpara ITN-së në përpjekjet për të formuar qeverinë kanë dështuar edhe ato të Partisë Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë (GERB) e kryesuar nga ish-kryeministri Boyko Borisov, që është grupi më i madh me 75 mandate në parlament.
Sipas kushtetutës, presidenti Radev pas dështimit në formimin e qeverisë nga dy partitë më të mëdha duhet t‘ia japë këtë detyrë njërit prej 4 grupeve të tjera që përfaqësohen në parlament.
Radev kishte njoftuar se ai dëshironte t‘i jepte parlamentit kohë për të kryer ndryshimet e nevojshme në rrugën për demokratizim në ligjin zgjedhor.
Nëse edhe përpjekja e tretë për formimin e qeverisë dështon, presidenti Radev duhet të shpërndajë parlamentin, të caktojë një datë për zgjedhjet e parakohshme dhe të formojë një qeveri të përkohshme teknokratësh.