
Dështon përsëri zgjedhja e kryetarit të Kuvendit
23 prill 2025
| 10:35
Përseri ka dështuar që Albulena Haxhiu të zgjedhët kryetare e Kuvendit të Kosovës.
Haxhiu ka marrë 57 vota për, 46 kundër dhe tri abstenime.
Pas këtij dështimi, kryesuesi i seancës konstituive, Avndi Dehari e ka ndërprerë seancën, duke bërë me dije se të premten në orën 10:00 do të vazhdojë seanca.