Dështon protesta e thirrur nga banorët e Shipitullës së Obiliqit
05 gusht 2024
| 11:26
Ka dështuar protesta e thirrur nga banorët e fshatit Shipitullë të Obiliqit, pasi në këtë organizim nuk kishin ardhur protestuesit, raporton Ekonomia Online.
Kjo protestë e thirrur për të treten herë radhazi ka të bëjë me shpronësimet e tokave të kryera për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në këtë fshat.
Në protestat e kaluara banorët që kishin protestuar janë ankuar me procesin e shpronësimit që është duke ndodhur në këtë fshat.