Dështon ratifikimi i katër marrëveshjeve ndërkombëtare
Opozita e ka lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës për shkak se në nuk është votuar formimi i Komisionit hetimor për energjinë.
Kështu në mungesë të kuorumit ka dështuar miratimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.
Ndërsa seanca ka vazhduar me pika tjera të rendit të ditës.
Marrëveshjet ndërkombëtare që ishin në rend dite:
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-130 për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare,
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-139 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë,
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-140 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Mitrovicë,
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-141 për ratifikimin e marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”.