Dështon rezoluta e opozitës kundër shtrenjtimit të rrymës, LV-ja nuk merr pjesë në votim

09 shkurt 2022 | 16:50

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar rezolutën e opozitës kundër shtrenjtimit të rrymës.

Rezoluta në fjalë ka marrë vetëm 30 vota. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë kanë marrë pjesë në votim.

Kjo është përmbajtja e rezolutës se propozuar nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja:

Në një situatë të renduar ekonomike si dhe ndikimit zinxhiror të krizave, shtrenjtimi është i papërballueshëm për shumicën e familjeve në Kosovë. Diferencimi i konsumatorëve është jashtë frymës kushtetuese dhe shkelje e të drejtave të njeriut.

Vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës të anulohet menjëherë.

Kuvendi të iniciojë shkarkimin e bordit të ZRrE-së për mungesë profesionalizmi.

Qeveria të subvencionojë çmimin e rrymës për të gjithë qytetarët linearisht.

Qeveria të heq TVSh-në për energjinë.

Qeveria të angazhohet për themelimin e fondit për konsumatorët në nevojë.

Të nisin konsultimet për tarifat e reja që duhet të jenë pjesë e strategjisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, është takuar me zëvendëssekretarin e…