Dështon seanca e Kuvendit ku pritej votimi i Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike
06 nëntor 2020
| 11:36
Ka dështuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku ishte paraparë të hidhet në votim në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Seance ka dështuar si rezultat i mungesës së një numri të deputetëve.
Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala. “Nuk ka kuorum për mbajtjen e kësaj seance. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi duke marrë parasysh zhvillimet politike në vend, ka kërkuar që kjo seancë të shtyhet për datën 11 nëntor 2020”, u shpreh Shala.
Projektligj parasheh plotësimin e një sërë ligjesh, i cili përfshinë edhe tërheqjen e 10-përqindëshit nga vetë qytetarët nga Trusti.