Dështon seanca e rigjykimit ndaj Shaban Gogajt, kjo është arsyeja
Seanca e paraparë të mbahej të premten u anulua për shkak se mbrojtësi i të akuzuarit Shaban Gogaj, avokati Besnik Berisha ka kërkuar anulimin e seancës për shkak se ka rast vdekje në familje.
Njoftimin lidhur me anulimin e seancës e dha kryetarja e trupit gjykues Violeta Husaj-Rugova, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndërsa për caktimin e seancës së radhës do ta bëjë të ditur ditëve në vazhdim.
Ndryshe, Gjykata e Apelit më 23 mars 2023 kishte shqyrtuar ankesat e mbrojtësit të Shaban Gogajt, avokatit Besnik Berisha, palës së dëmtuar, avokatit Berat Tmava dhe ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan.
Kurse, pas shqyrtimit të ankesave, Apeli më 23 mars 2023 e ka kthyer lëndën në rigjykim.
Ndërkaq më 14 tetor 2022 Gjykata Themelore në Pejë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, duke e dënuar kështu me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia të Agonis Tetajt.