Dështon sërish mbledhja e Kryesisë
10 korrik 2023
| 11:31
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet sot mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka pohuar se përkundër dështimit të mbledhjeve do ta vazhdojnë punën ashtu siç e lejon Kushtetuta.
Ajo ka theksuar e janë mobilizuar që t’i kenë numrat për votimin e projektligjeve.
Sipas saj, opozita duhet t’i tregojë arsyet e mospjesmarrjes nëpër mbledhje.
“Siç e pat as sot nuk u mbajt mbledhja e Kryesisë në mungesë të kuorumit. Sot kemi dy seanca me një varg pikash, ne do të presim nëse kryetari do të thërras seancën e re për të vazhduar me punën. Ne do të vazhdojmë me punën që na lejon ligji dhe Kushtetuta”, është shprehur ajo.