Dështon sërish mbledhja e Kryesisë, Konjufca e cakton seancën: S’do të lejojmë shantazhet e Listës Serbe

16 nëntor 2021 | 10:58

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës  ka dështuar të mbahet të martën për shkak të mungesës së kuorumit.

Mirëpo me vendim të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, seanca e radhës është caktuar të mbahet të enjten.

Me këtë rast, ai ka thënë se në këtë seancë pritet përveç pikave të rendit të ditës do të zgjidhet edhe nënkryetari nga radhët e PDK-së.

“Kjo është  e disata herë që Kryesia e vendit nuk po mund të mblidhet dhe nuk po ka kuorum, mirëpo Kushtetuta e ka paraparë që Kuvendi i Kosovës nuk mund të bllokohet . Neni 67 i rregullores i lejon kryetarit të Kuvendit të thërras seancën. Vendosëm ta caktojmë seancën për pasnesër, më datë 18 nëntor në orën 10:00. Pastaj në këtë seancë pritet të zgjidhet edhe nënkryetari nga radhët e PDK-së, duke qenë se Bedri Hamza është zgjedhur kryetar i Mitrovicës”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka thënë se Lista Serbe është duke e bojkotuar qëllimshëm Kuvendin, por që nuk do të lejojnë asnjë kushtëzim e shantazh nga kjo parti.

“Lista Serbe po e bojkoton qëllimshëm dhe në mënyrë të vazhdueshme, ne nuk pranojmë asnjë shantazh, e aq më pa në mënyrë publike. Zoti Simiq po vjen e në momenti që po e sheh që ne bashkë me të po jemi 4 ai po largohet që mos të mund të merren vendime.  Ai këtë e ka bërë edhe sot, me këtë Lista Serbe po tregon kushtëzim, por ku kushtëzim nuk pranohet”, ka thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënë e bijë turiste nga Gjermania kanë kaluar një aventurë…